Rend, rritet numri i krimeve

09/12/2010 20:10

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka tërhequr vëmendjen e policisë në lidhje me rënien e zbulueshmërisë së krimit të vrasjes dhe vjedhjes.

Gjatë analizës së policisë së Tiranës, Burgaj ka pranuar faktin se ka një rritje të krimit ordiner dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Gjatë kësaj analize u konstatua rritje e numrit të veprave penale për vitin 2010, kryesisht në fushën e krimeve kundër personit, dhunës dhe vjedhjet.

“Kemi rritje të numrit të krimeve kundër personit, sidomos vrasjet dhe ulje të fuqisë zbuluese për to. Janë rritur krimet kundër pronës, problematike kanë qenë vjedhjet me dhunë, vjedhjet e bankave, vjedhjet me armë, vjedhjet me pasojë vdekjen, të cilat janë rritur në numër dhe ka rënë fuqia zbuluese e tyre. Jo pa qëllim u ndala në këta tregues, pasi këto vepra penale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën publike të komunitetit dhe ndikojnë negativisht në forcimin e imazhit dhe sigurisë tek qytetarët. Nga ana tjetër, ulja e fuqisë zbuluese tregon për një pamjaftueshmëri dhe impenjim sa dhe si duhet të strukturave përgjegjëse”, ka deklaruar Burgaj.

Por numri 1 i policisë shqiptare vlerësoi rezultatet e arritura ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe evidentimit dhe sekuestrimit të aseteve që rrjedhin nga krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA