Prurjet e Bunës, Mediu mbledh ekspertët

09/12/2010 19:55

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu ka thirrur ekspertët më të njohur në fushën e hidroteknikës, në lidhje me zgjidhjen e situatës në lumin Buna, në Shkodër.

Mediu deklaroi se, është rënë dakord nga të dyja palët që të ndërhyhet në sistemimin e shtratit të lumit Buna, duke u bazuar edhe në studimet e bëra nga dy Akademitë e Shkencave të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ministri i Mjedisit renditi edhe disa ndërhyrje emergjente në këtë sistem.

“Të zbulohet ku është e mundur rehabilitimi i shtratit të Bunës, të bëhet nxjerrja e mjeteve lundruese dhe urave të mbytura, që kanë penguar rrjedhjen e ujit. Të organizohet dhe një komision i posacëm”, ka deklaruar Mediu.

Por specialistët janë shprehur se aktualisht në punë nuk ka më inxhinierë të cilët më parë, në cdo fundmuaji tetor, dorëzonin një gjendje të situatës së lumenjeve.

“Në cdo vit, data 30 tetor, bëhet situata e mjeteve të kullimit, si është gjendja. Por sot aty nuk ka inxhinierë”, ka deklaruar njëri prej tyre.

Gjithashtu, është vendosur të ketë një studim të plotë hidrologjik në sistemin e Liqenit të Shkodres, Lumit Buna dhe Lumit Drin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA