Prudentino do të ekstradohet

09/12/2010 16:30

Albino Prudentino, i arrestuar në qytetin e Vlorës me kërkesë të Antimafias italiane, u vendos sot që të ekstradohet në Itali.

Vendimi është marrë pas disa javëve të qëndrimit të tij në burg dhe të një përpjekjeje ligjore për të penguar dërgimin në Itali, ku është dhënë një urdhër arresti me akuzën e pjesëmarrjes në organizata mafioze.

Ai akuzohet se është një nga drejtuesit e organizatës mafioze italiane Sacra Corona Unita. Ne disa seance gjyqi u shty per shkak te mungeses se avokateve. Ndersa ne seancen e sotme vete Prudentino me ane te nje letre lexuar ne salle deklaronte se deshironte te ekstradohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA