Fushata elektorale në Kosovë po shkon drejt fundit për t’ua lënë fjalën votuesëve ditën e dielë.

“Në mandatin e ardhshëm do të dyfishoj buxhetin dhe do të rris luftën kundër ekonomisë informale e cila padyshim që është një brengë e madhe e shoqërisë sonë. Nga një studim i ekonomisë jofromale, e cila besohet se përfaqëson më shumë se 40 përqind, buxhetit të Kosovës do t’i shtohen mbi 150 milion euro çdo vit”, deklaroi kreu i LDK-së, Hashim Thaçi.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një takimi në Podujevë tha se qeveria e LDK-së do të sigurojë më shumë zhvillim ekonomik, shkolla të reja dhe xhami për besimtarët.

“Unë ju garantoj se LDK ka një program të mirë, me këtë program është punuar gjatë gjithë vitit të kaluar. Është një program që siguron reforma të mira ekonomike, siguron ekonominë e mirëfilltë të tregut, ashtu si çdo vend i zhvilluar”, tha Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA