Përmbytjet, Sllovenia ndihmë Shqipërisë

09/12/2010 18:00

Qeveria sllovene ka akorduar sot një fond prej 50 mijë eurosh për t’u ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.

Lajmin e bën të ditur agjencia sllovene “STA”. Ndihma në fjalë i ishte premtuar Shqipërisë nga kryeministri slloven Borut Pahor, i cili zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kanë qenë të pakta vendet që kanë ofruar ndihmë, financiare apo materiale, për zonat e përmbytura në Shkodër.

Deri para pak ditësh apelit të qeverisë shqiptare i ishin përgjigjur vetëm Austria, Greqia, Italia, Turqia e Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA