Ohër, hapen portat e Drinit

09/12/2010 18:55

Prej dy ditësh portat e lumit Drin, që buron në liqenin e Ohrit, janë hapur maksimalisht nga autoritetet maqedonase që menaxhojnë nivelin e ujërave të liqenit.

Për shkak të reshjeve niveli i liqenit ishte rritur ndjeshëm, duke rrezikuar disa zona në brigjet e tij.

Për këtë arsye, shkarkimet nga liqeni në Drinin e Zi jane pesëfishuar duke rritur ndjeshëm nivelin në këtë lumë, i cili më pas udhëton për në ujëmbledhësit e hidrocentralit të Spiljes, në Dibër të Madhe.

Edhe drejtuesit e këtij hidrocentrali kanë hapur portat duke bërë që lumi Drin të rrisë nivelin e prurjeve në liqenin e hidrocentralit të Fierzës, që është edhe liqeni më i madh i kaskadës së Drinit.

Rritja e sasisë së shkarkimeve nga liqeni i Ohrit ndikon drejtpërsëdrejti tek situata e përmbytjeve në zonën e Nënshkodrës dhe qytetit të Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA