Nobeli, Kina: Shumica e botës kundër

09/12/2010 09:55

“Populli kinez dhe pjesa më e madhe e popujve të botës janë kundër Komitetit të Nobelit për Paqen”. Kështu është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Jiang Yu.

Komiteti i Nobelit për Paqe i ka dhënë çmimin desidentit kinez Liu Xiaobo, i burgosur në një burg kinez.

Nesër në ceremoninë e dorëzimit të çmimit në Oslo, fituesi nuk do të jetë prezent.

Bashkëshortja është në arrest shtëpie dhe tre vëllezërve të tij nuk i lejohet të lërë vendin.

Top Channel