Mot i keq në Francë e Gjermani

09/12/2010 15:00

Reshjet e debores kanë bllokuar Parisin dhe Veriun e Francës. Akulli në pistat e aeroportit Sharl De Gol solli vonesa apo anullime të fluturimeve. (UPDATE)

Shume rruge jane te pakalueshme. Për shumë nga banoret e Parisit, një debore e tillë nuk mbahej mend prej 1987.

Debora entuziasmoi shume prej turisteve qe po vizitojne kryeqytetin Frances. Nje prej simboleve te Parisit, Kulla Eifel u mbyll pas reshjeve te dendura te debores.

Ndërsa në jug, dielli shkelqen dhe temperaturat jane te larta si te ishte pranvere. Ne Tuluze temperatura arriti ne 16 grade. Klima ishte e bute edhe ne Lion, ku termometri shenoi mbi 10 grade.

Ndërkohë në Gjermani, moti i keq solli veshtiresi ne trafikun hekurudhor dhe ate rrugor. Mbi 3000 pasagjere mbeten te bllokuar ne aeroportin e Frankfurtit me i madhi ne vend.

Zedhenesi i kompanise Fraport qe menaxhon aeroportin tha se serish do te kete vonesa apo anulime te fluturimeve per arsye sigurie. Rreshjet e vazhdueshme- shpjegoi ai- veshtiresuan perpjekjet tona per te pastruar deboren dhe akullin. Sipas tij jane anulluar 160 nga 1400 fluturime.

Në stacionin hekurudhor te Berlinit, shume trena jane vonuar si pasoje e debores.

Moti i keq ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara solli per pasoje rritjen e cmimit te naftes ne mbi 90 dollare, me i larti i shenuar keto 26 muaj e fundit. Temperaturat e ulta- sipas parashikimeve- do te rrisin me tej kerkesen per ngrohje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA