
Koalicioni mes AAK-së dhe listës “Ibrahim Rugova” ka mbyllur fushatën elektorale në Prishtinë, një ditë para se ajo të mbyllet zyrtarisht
Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala ka shprehur bindjen e tij për fitore, arritje që sipas tij do të clirojë Kosovën nga keqqeverisja.
“Qytetarët kosovarë do të festojnë dy festa, atë të kthimit të Ramush Haradinajt në Kosovë dhe fitoren e AAK-së në zgjedhje”, ka deklaruar Shala.
Ndërsa përfaqësuesi i listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova ka kritikuar ashpër lidershipin e LDK-së për përdorimin e emrit të të atit të tij.
“LDK nuk ka të drejtë të përmendë emrin e presidentit të tjerë, Ibrahim Rugova, pasi nuk ka asgjë të përbashkët me filozofinë e tij”, ka deklaruar Ukë Rugova.
Më tej ai ka ftuar qytetarët që të votojnë koalicionin me AAK-në, duke e konsideruar atë si alternativën më të mirë për të ndryshuar Kosovën.
Top Channel