Korrupsioni, i pamatshëm në Shqipëri

09/12/2010 15:15

Po jetojmë në një botë më të korruptuar krahasuar me tre vjet me parë dhe shume njerez anembane globit po humbasin besimin te qeverite që i drejtojnë. 

Barometri 2010 i  Transparency International zbuloi se 56 % e te pyeturve besojnë se vendet e tyre janë bërë më të korruptuar. Listën e kryeson; Afganistani, Nigeria, Iraku dhe India, të ndekur nga Kina, Rusia dhe shume vende të Lindjes së Mesme. Në Ballkan, ne vend te pare eshte Bosnje-Hercegovina, me pas vjen Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe ne fund Turqia.

Shqiperia kete vit, si dhe vitin e kaluar nuk eshte perfshire ne listen e publikuar nga TI, qe per kete sondazh pyeti 90 mije persona nga 86 vende te botes. Arsyeja; per mungese te burimeve nga ku mund te nxirret informacioni. Ne vitin 2007, 2006 dhe 2004, Shqiperia kryesonte listen, si vendi me korruptuar ne Ballkan.

Sipas TI janë partitë politike, institucionet më të korruptuara dhe 50 % e njerezve besojne se qeverite e tyre nuk kane bere asgje per ta eleminuar kete problem. Në vitin 2004 kryesonin listen me 71 %, gjashte vjet me pas me 80 %.  Sipas sondazhit edhe organizmat fetarë u cilesuan si të korruptuar me 53 %. Një nga katër vetë pohuan se paguan rryshfet vitin e kaluar, shifra që kanë rënë kryesisht në dorë të policise.

Drejtori i Politikave te Kerkimit në TI, Robin Hods u shpreh i shqetesuar per shifrat e rryshfeteve. Sipas tij- jane dyfishuar prej vitit 2006. Të paktën një në tre persona që kishte lidhje me policine ne te gjithe boten kane paguar para nen dore.

Në vendet e BE-se dhe Ameriken e Veriut –ky fenomen eshte me pak i njohur, megjithese keto jane dy rajone qe kane shenuar rritje te shqetesimit sa i takon korrupsionit. Analistet, per kete,fajesojne krizen financiare boterore, qe ka ulur ndjeshem besimin e popujve ne qeverite e tyre, bankat apo institucionet e tjera.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA