Ferraj: Pishtarë të demokracisë ata që derdhën gjakun

09/12/2010 23:00

Mimoza Ferraj, pjesëmarrëse në lëvizjen e Dhjetori, foli për Top Story. Ferraj risolli edhe njëherë kujtimet nga ato ditë të vështira. Ajo cilësoi si heronj të vërtetë të demokracisë, njerëzit që derdhën gjakun, Azem Hajdari e Arben Broci.

“U mblodhëm se kishte ardhur një përfaqësues i administratës, i cili tha se do të sillte lirinë. Ne kërkuam takim me Adil Çarçanin. Përgjigjia erdhi pas 3 javësh, më 8 dhjetor që ishte edhe dita e lëvizjes studentore. Ministrat erdhën aty dhe kërkuan kërkesat ekonomike, të cilat ne i kthyem në politike. I kam kërkuar vetëm një nder, më fut në 30-n e studentëve që do të takohen me Ramiz Alinë”, tregon Ferraj.

Ferraj, tha se Majko nuk është pishtar i demokracisë, pishtarë të demokracisë sipas saj janë Arben Broci, Azem Hajdari e të tjerë që derdhën gjakun për lirinë.

“Pandeli Majko nuk është pishtar i demokracisë, pishtarë janë ata që derdhën gjakun, Arben Broci, Azem Hajdari e të tjerë. Ishte një tranzicion, kush të merrte kryetarin. Ne të dy jemi vënë në shënjestër, më tha Azemi, s’ka rëndësi nga se kush. Dhe doli e vërtetë sepse Azemi humbi jetën për të më mbrojtur mua”, tha Ferraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA