DASH: Tejkaloni ngërcin politik

09/12/2010 18:25

Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të tejkalojë ngërcin e saj, i cili është kthyer në një pengesë për zhvillimin e vendit.

Sipas Countryman, zhvillimi i Shqipërisë është penguar pikërisht nga përplasjet e tejzgjatura politike dhe korrupsioni.

“Mosmarrëveshjet politike duhet të marrin fund. Ato nuk i shërbejnë vendit. Madje, ishin një nga shkaqet e refuzimit të statusit të vendit kandidat”, ka deklaruar zyrtari i DASH, Tom Countryman.

Countryman ka vlerësuar se në vitet e fundit Shqipëria ka bërë progrese, por ka nënvizuar se mbetet ende për t’u bërë, në vecanti në vendosjen e shtetit ligjor.

“Duhen kryer një sërë reformash kyce. SHBA do ta ndihmojnë Shqipërinë jo vetëm për anëtarësimin në BE, por sepse këto reforma janë jetike për demokracinë”, ka shtuar Countryman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA