Berisha: Niveli i ujit ka rënë 38 cm

09/12/2010 17:50

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e shtabit të emergjencave që po zhvillohet në Shkodër, ka deklaruar se situata e shkaktuar nga përmbytjet po përmirësohet.

Berisha ka nënvizuar se niveli i ujit ka rënë ndjeshëm, por ka theksuar se qeveria do të vazhdojë të jetë në gjëndje gatishmërie.

“Situata është nën kontroll. Niveli i ujit ka rënë 38 cm. Por do të vazhdojmë të jemi në gatishmëri të plotë”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë ka falenderuar vendet e ndryshme që kanë ndihmuar qytetin e Shkodrës në këtë situatë, duke e vënë theksin vecanërisht tek Kosova.

“Falenderojmë të gjitha vendet për gatishmërinë e treguar. Një falenderim i vecantë i shkon Kosovës e cila ka akorduar një ndihmë prej 1 milionë euro”, ka pohuar Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA