Në vitin 2008 qeveria serbe e dinte fare mirë vendin ku fshihej i shumëkërkuari për krime lufte, gjenerali Ratko Mlladic.
Kështu thuhet në një nga dokumentat e publikuara nga faqja Wikileaks, të transmetuara në edicionin on line të së përditshmes “The Guardian”.
Sipas dokumentit, në një letër dërguar Uashingtonit nga ambasada amerikane në Beograd citohet një oficer spanjoll që në vitin 2008 ka thënë: “Qeveria e di me saktësi se ku ndodhet Mlladic”.
Në dokument tregohet gjithashtu shqetësimi i diplomatëve perëndimorë, se besnikët e Mlladic kishin marrë mbështetje nga Rusia.
“Hezitimi i Rusisë për të bashkëpunuar rreth cështjes së Mlladic përputhet plotësisht me traditën e Kremlinit për të minuar punën e gjykatës së Hagës, të cilën e sheh si një instrument perëndimor kundër sllavëve ortodoksë”, citon dokumenti diplomatët.
Top Channel