Bangladesh, përplasje mes trenave, 14 të vdekur
09/12/2010 11:10
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident hekurudhor në Bangladesh të shkaktuar nga një përplasje frontale prej dy trenave me pasagjerë.
Aksidenti ka ndodhur në stacionin e Narsingdi, rreth 70 kilometra nga kryeqyteti Dacca.
Sipas të përditshmes Daily Star, përplasja është shkaktuar nga një keqfunksionim i një semafori që i ka dhënë dritën jeshile të dy trenave që vinin nga drejtime të kundërta.
Top Channel