Koalicioni qeverisës në Angli ka arritur të miratojë propozimin për rritjen e taksave të arsimit deri në 9 mijë paund në vit, pavarësisht protestave të dhunshme në Westminister.
Protestuesit janë ndeshur me trupat e policisë dhe kanë sulmuar ndërtesat qeveritare, përfshirë atë të Thesarit.
Scotland Yard thotë se gjashtë oficerë policie kanë mbetur të plagosur në përleshjet e dhunshme me studentët, të cilët ishin mbledhur nga gjithë Mbretëria e Bashkuar.
Tre zyrtarë të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të kësaj cështjeje, pasi votimi kaloi me 21 vota avantazh.
Agjentët e policisë janë detyruar të zmbrapsin protestuesit, të cilët kanë goditur me gurë dritaret dhe janë përpjekur të rrëzojnë derën e Departamentit të Thesarit.
Përgatiti: Genc Frashëri
Top Channel