Pjesëmarrës dhe aktivistë të ditëve të Dhjetorit të ’91-ës, ish-studentë në atë kohë që mbajtën takimin me presidentin e asaj kohe, Ramiz Alia dhanë për Top Story detaje nga ato ditë që bënë historitnë e Shqipërisë.
Aleksandër Meksi, një ndër intelektualët e parë që iu bashkua protestës së studentëve tha se më 11 dhjetor ka marrë pjesë në protestën e mbajtur në sheshin Demokracia me studentët dhe qytetarët e Tiranës.
Meksi dha edhe detaje nga krijimi i Partisë Demokratike.
Kam qenë në protestën e 11 dhjetorit në sheshin Demokracia me rreth 30-40 mijë banorë të Tiranës. Studentët, Azem Hajdari dhe Mimoza Ferraj ranë dakort që partia të quhej Partia Demokratike dhe të ishte një parti e mirëfilltë, e jo një parti-shoqatë ashtu sikundër e donte Ramiz Alia”, tha Meksi.
Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se festa e vërtetë e pluralizimit de jure është 17 dhjetor, data e hyrjes në fuqi të dekretit për lejimin e një partie tjetër, dhe de facto 12 dhjetori, data e krijimit të Partisë Demokratike.
Në reportazhin me intervista e kujtime të risjella nga Top Story, folën edhe Skënder Gjinushi, Arben Imami, Skënder Minxhozi e Ramiz Alia të cilët vlerësuan se idealet e Dhjetorit mbeten ende të paplotësuara për shqiptarët dhe po i kushtojnë vendit një kosto të lartë. Gjinushi tha se pikërisht vota e lirë ishte kërkesa themelore e studentëve të Dhjetorit, kërkesë kjo e cila sipas tij ende nuk është realizuar.
Top Channel