Wikileaks: Ja si u ekzekutua Sadami

08/12/2010 03:55

Wikileaks ka bërë publike një dokument sekret të janarit të 2007-ës ku përshkruhet më me detaje se çfarë ka ndodhur para dhe pas ekzekutimit me varje të ish-presidentit irakian, Sadam Huesin.

Dokumenti përshkruan një bisede të ambasadorit amerikan në Bagdad, Zalmai Khalilzad me kryeprokurorin irakian, Munqith Faron dhe është shkruar 2 javë pas takimit. Aty përfshihen në mënyrë të detajuar të gjitha lëvizjet, si të zyrtarave amerikanë ashtu edhe të atyre irakianë pas dhe gjatë ekzekutimit të Sadam Huseinit.

Raporti jep një panoramë më të qartë të asaj që ka ndodhur gjatë varjes së ish-dikatorit, varje kjo e filmuar fshehurazi edhe nga një celular. Dokumenti sqaron se Sadami mbante në dorë një Kura’an dhe në fjalën e tij të fundit foli si president i vendit.

Dokumenti është një raportim i autorit për Departamentin e Shtetit se si u anashkaluan masat e sigurisë dhe varja e Huseinit u filmua. Në raportin e kryeprokurorit irakian thuhet se në vendekzekutim ndodheshin 14 persona, që të gjithë të kontrolluar nga forcat amerikane. Por në dokument shkruan se në ndërtesën ku do të kryhej ekzekutimi u futën rreth një orë para ekzekutimit edhe 6 qeveritarë irakianë të cilët nuk mund të konfirmohen nëse janë kontrolluar apo jo.

Pamjet e ekzekutimit të Sadam Huseinit të shpërndara fillimisht në internet e më pas në të gjitha mediat botërore, shkaktuan polemika për mënyrën e marrjes së tyre. Autoritetet irakaine nisën një hetim nga ku u dënuan me burg 2 roje që ndodheshin prezentë gjatë ekzekutimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA