Një sulm informatik ndaj web site-it të kompanisë Mastercard ka bllokuar kryerjen e pagesave on line nga klientët e saj.
Lajmin e bën të ditur BBC, sipas të cilës faqja në fjalë është mes atyre që janë kthyer në shënjestra të Grupit të Hakersave Anonimë, të cilët kanë premtuar se do të sulmojnë ato kompani që tërheqin shërbimet e tyre ndaj Wikileaks.
Mastercard, që ka ndalur procesin e pagimeve ndaj faqes së Julian Assange, ka deklaruar se sulmi nuk ka asnjë impakt ndaj përdoruesve të kartës së saj.
Por BBC ka qenë në kontakt me një kompani që ka deklaruar se klientët e saj e kanë të pamundur të përdorin shërbimin e ofruar.
Thuhet se edhe shërbimi i identifikimit të pagesave on line, i njohur si Kodi i Sigurisë së Mastercard, është ndërprerë.
Top Channel