Wikileaks: Al-Megrahi, Britania frikë nga Libia

08/12/2010 04:10

Edhe pse zyrtarisht e dënoi lirimin e atentatorit të Lokerbisë, Abdelbaset al-Megrahi, prej autoriteteve skoceze, duke quajtur një lirim të nxituar dhe të pamenduar, Londra në heshtje pranonte lirimin e tij.

Ky është raporti sekret i publikuar nga Wikileaks. Në dokumentin e radhës citohet ambasadori britanik në Tripoli të Libisë i cili gjatë një bisede me atë amerikan, i kishte thënë këtij të fundit se në rast se Al-Megrahi vdiste në burgjet skoceze, “Libia do t’i presë gjunjët Britanisë”.

Ambasadori britanik i referohej deklaratave të Muamar Gedafit i cili në atë kohë kishte kërcënuar me prishjen e të gjitha kontrateve tregëtare më Britaninë në rast se Al-Megrahi vdiste më burgjet ishullore.

Al Megrahi u lirua pas diagnostimit me kancer vdekjeprurës prej mjekëve skocezë, të cilët i dhanë atij vetëm 3 muaj jetë. Por ku kanë kaluar rreth 16 muaj nga lirimi i tij, ai është ende gjallë. Gjithësesi në dokumentet e Wikileaks nuk përcaktohet nëse Al-Megrahi ka patur vërtet kancer vdekjeprurës apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA