Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Mikele Cerkone ka deklaruar se për momentin BE nuk mund t’i premtojë Kosovës nisjen e dialogut për heqjen e vizave.

Duke theksuar se bëhet fjalë për një dialog teknik, Cerkone ka bërë të ditur se megjithatë BE po e analizon përmbushjen e kritereve nga institucionet e Kosovës për nisjen e këtij procesi.

Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve, zëdhënësja e komisionerit Shtefan Fyle, Angela Filote ka deklaruar se është e rëndësishme që ato të jenë të lira dhe të ndershme.

“BE inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës që me daljen në zgjedhje të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, në mënyrë që të realizohet programi evropian”, është shprehur Filote.

Top Channel