Ka vazhduar pothuajse gjatë gjithë ditës së mërkurë shpërndarja e ushqimeve dhe ujit të pijshëm për banorët e zonave të përmbytura në komunat e Nënshkodrës, si dhe në lagjet periferike të qytetit.
Sipas shtabit të emergjencës, sot janë shpërndarë në të gjitha zonat e përmbytura ushqime, si vaj, makarona, sheqer, miell, konserva mishi, por edhe detergjentë dhe koncentrat për bagëtitë.
Shpërndarja në të gjitha zonat u bë e mundur nga 5 helikopterët e NATO-s, të cilët mundësojnë transport me tonazh të konsiderueshëm për banorët e izoluar nga uji.
Të pestë helikopterët kanë një kapacitet transportues prej 15 tonësh. Vetëm gjatë një fluturimi, i cili arrin të furnizojë të gjitha familjet e prekura nga përmbytja.
Top Channel