Specializimet e mjekëve

08/12/2010 08:10

Pas dy javësh parashikohet të zhvillohet edhe konkursi për të gjithë studentët e vitit të fundit të Mjekësisë.

Bëhet fjalë për specializimet e mjekëve. Janë 350 kuota për vitin 2010, sipas rregullores së miratuar në korrik të këtij viti nga senati i Universitetit të Tiranës.

Nga 1 mijë pikë, këtë vit sistemi i konkursit do të zhvillohet me disa faza. E para është mesatarja, të cilës i janë akorduar plot 500 pikë. Më pas, 300 pikë do t’i ketë testimi dhe 200 pikë intervista e lirë.

Testimi do të zhvillohet në pjesën më të madhe me pyetje të karakterit specifik për disiplinën ku kandidatët do të konkurrojnë, ndërsa në një pjesë të testit do të përfshihen edhe pyetjet e përgjithshme.
 
Sakaq, në një kohë kur Fakulteti i Mjekësisë është mbështjellë nga një debat dhe lëviza studentore, një nga pikat e kundërshtuara nga studentët është edhe rregullorja apo sistemi i pikëzimit për konkursin e specializimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA