Serbi, bastisje në kërkim të Goran Haxhic
08/12/2010 15:55
Agjentë të shërbimeve sekrete serbe kanë bastisur sot dy lokacione të Novi Sadit, në kërkim të të shumëkërkuarit për krime lufte, Goran Haxhic.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave agjentët kanë kontrolluar dy banesa në kërkim të dokumenteve që mund të tregojnë vendndodhjen e Haxhic.
Operacionet janë kryer me urdhër të prokurorit serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, pas dyshimeve mbi disa të afërm të të kërkuarit.
Kapja e Goran Haxhic dhe ajo e gjeneralit Ratko Mlladic, të kërkuar nga Haga për krime lufte, janë kushte jetike për integrimin e Serbisë në BE.
Top Channel