
Ish-ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, pas rrëzimit të komunizmit, William Rajerson, bëri thirrje për demokratizimin e Partisë Demokratike.
Duke folur për “VOA”, diplomati tashmë në pension, deklaroi se “mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë se para së gjithash, është një ekspozim më i madh ndaj Perëndimit dhe drejt BE-së. Shqipëria ka nevojë të bëjë më tepër brenda vendit, për ta bërë këtë hap.
Refuzimi i kohëve të fundit ishte një vendim shumë i ashpër. Një fillim i mirë për këtë, mendoj se do të ishte një demokratizim i plotë brenda Partisë Demokratike. Ju e dini që unë e kam mbështetur Partinë Demokratike. Por mendoj se ajo duhet të ketë demokraci brenda radhëve të saj.
Një njeri, një votë, votim i fshehtë. Kështu mund të ecet përpara. Ndoshta edhe partitë e tjera do ta pasojnë atë dhe do të bëjnë të njëjtën gjë”.
Top Channel