Pollo: Celulari i katërt, tarifa konkurruese në treg

08/12/2010 08:20

Futja në treg e celularit të katërt do të japë ndikime pozitive në tarifat e komunikimit.

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, tha se dhënia e licencës për 3G do t’i shërbejë pa dyshim rritjes se brodbandit në Shqipëri dhe se hyrja e operatorit të katërt të telefonisë celulare do t’i japë një shtysë tjetër rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve në interes të konsumatorit.

Tregu i telefonisë së lëvizshme po gjen gjithnjë e më shumë hapësira në vendin tonë. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, në forumin mbi rrjetin e komunikimeve në tërësi, tha se në vendin tonë përdorimi i celularëve është në nivelet e 140 për qind, duke e kapërcyer mesataren në BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA