Palestinezët: Bisedimet në rrezik

08/12/2010 03:00

Autoriteti Palestinez u shpreh i shqetësuar për vijueshmërinë e proçesit të paqe në Lindjen e Mesme.

Zyrtarë të lartë të AP thanë se bisedimet direkte me Izraelin ndodhen në rrezik nga refuzimi i qeverisë Netanjahu për të ndalur ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

Zyrtarët palestinezë dërguan notën e tyre të protestës në Uashington, i cili nga ana e tij po përpiqet për të rinisur bisedimet për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve javën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA