Pakistan, atentat kamikaz, vdesin 15 persona

08/12/2010 12:25

Të paktën 15 persona kanë vdekur në shpërthimin e një bombe në një treg në luginën e Tirah, në veri-perëndim të Pakistanit.

Bëhet fjalë për një atentat kamikaz që ndodhi pranë një dyqani. Lajmin e bëri të ditur policia pakistaneze për DawnNews.

Shpërthimi ka ndodhur në një treg në qytetin e Kohat, në distriktin e provincës veri-perëndimore Pashtun të Khyber-Pakhtunkwa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA