
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, gjeneral Maksim Malaj ka deklaruar se forcat e armatosura po vijojnë shpërndarjen e ndihmave në zonat e përmbytura.
Në një intervistë për “VOA”, Malaj është shprehur se situata aktuale në qarkun e Shkodrës është më e rëndë se ajo e janarit.
“Po furnizojmë me ndihma popullatat e izoluara. Situatat, ajo sot dhe ajo e janarit, për forcat e armatosura janë të njëjta. Por ajo aktuale është më e rëndë. Megjithatë, me eksperiencën tonë e kemi më të lehtë për ta përballuar”, ka pohuar Malaj.
Sipas tij, më e prekura nga përmbytjet është zona e Dajcit, nga e cila janë evakuar më shumë persona.
“Zona e Dajcit është më e rrezikuara, po ashtu edhe bashkia ka një situatë më të keqe se në janar. Por në Dajc kemi 3 pika nga të cilat kemi edhe evakuimin më të madh”, ka shtuar Malaj.
Top Channel