Haiti, dhunë pas zgjedhjeve
08/12/2010 22:25
Publikimi i rezultatit final në zgjedhjet presidenciale në Haiti ka shkaktuar trazira në vend.
Qindra persona janë përleshur ashpër me forcat e sigurisë duke shkatërruar dyqane dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportet e vendit, mes të cilëve edhe ai i kryeqytetit, Port au Prince.
Përleshjet nisën pas thirrjeve të kandidatit të opozitës për manifestime. Ai nuk njeh proçesin zgjedhor dhe akuzon për manipulime. Ndërkohë ende nuk ka dalë një raport përfundimtar mbi zgjedhjet në vendin amerikano-latin, edhe pse më herët monitoruesti e Organizatës së Shteteve Amerikano-Latine thanë se proçesi ishte i rregullt.
Top Channel