Hagë, 10 vjet burg ish-oficerit serb
08/12/2010 22:05
Gjykata e Hagës ka dënuar sot me 10 vjet burg ish-oficerin e lartë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Veselin Shlivancan, për krime kundër qytetarëve kroatë gjatë luftës së viteve ’90.
Këshilli i Apelit të gjykatës hodhi poshtë një vendim të marrë më parë që e dënonte të pandehurin me 17 vjet burg.
Shlivancan akuzohet për krime kundër të burgosurve kroatë në zonën e Ovcarës, pranë Vukovarit, në vjeshtë të vitit 1991.
Trupi gjykues vendosi se ish-oficeri ka ndihmuar dhe mbështetur vetëm torturimin e të burgosurve dhe jo vrasjen e tyre.
Top Channel