Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Serbisë dhe gjithë Ballkanit.

Deklaratën e tij Jeremic e bëri nga Beogradi, pas një takimi me homologun e tij suedez, Carl Bildt.

Nga ana e tij, Bildt ka vlerësuar se, pavarësisht cështjeve të pazgjidhura, Serbia ka bërë progrese domethënëse drejt integrimit.

“Serbia në këtë drejtim ka bërë një përparim të madh dhe ai është i dukshëm”, ka pohuar shefi i diplomacisë suedeze.

Ai ka shtuar se javën e ardhshme Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të posacëm për zgjerimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA