Berisha: Kapitull i ri i marrëdhënieve me Slloveninë

08/12/2010 12:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp me homologun Pahor, i cili ndodhet për vizitë në vendin tonë se vizita e tij në Tiranë, do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pahor vjen në Shqipëri për hapjen e ambasadës sllovene në vendin tonë”, tha Berisha, i cili e falenderoi shtetin slloven për mbështetjen që dha për heqjen e vizave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Po ashtu Berisha e falenderoi Pahor edhe për solidaritetin e treguar për zonat e përmbytura. Nga ana e tij Pahor premtoi ndihmë për zonat e prekura dhe theksoi se marrëdhëniet me Shqipërinë do të forcohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA