“Dhjetor ‘90”, kur lindte demokracia

08/12/2010 01:55

“Dhjetor ‘90” është titulli i librit të Aleksandër Meksit, dokumente dhe materiale, që paraqesin lëvizjen studentore të dhjetorit, krijimin e Partisë Demokratike dhe reagimin e pushtetit të atëhershëm.

“Publikimi i informacionit historik do të pamundësojë hamendjet, apo deri dhe të pavërtetat. Ky ka qenë edhë synimi ynë në përgatitjen e këtij botimi që mbështetur në dokumenta autentike t’i japë lexuesit, madje dhe studiuesit të periudhës, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinionit apo kujtimet e protagonistëve, gjithashtu të dobishme, të dhëna në kohë të ndryshme, shpeshëherë dhe jo të njëjta. Këto materiale do të nxisin dhe ndihmojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit”, tha në fjalën e tij autori, Aleksandër Meksi.

“Dhjetor ‘90” përmban mes të tjerash, kërkesat e studentëve të paraqitura në mitingun e madh në Qytetin Studenti, programin dhe statutin e PD-së, listën emërore të anëtarëve themelues të saj. Por edhe shtojca me materiale më të hershme si anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë së Punës nga ‘86-a në ’90-ën, për të kaluar pas viteve ’90 mes të tjerash me Qeverinë Nano, me pas atë të Stabilitetit, Ylli Bufi, Qeverinë Meksi, deri në atë të Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino dhe listën e kandidatëve të PD për Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 29 qershorit të ’97-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA