Wikileaks: Nuk do të ndalemi

07/12/2010 13:55

Zëdhënësi i Wikileaks ka deklaruar se arrestimi i themeluesit të saj, Julian Assange, është një sulm ndaj lirisë së medias por që nuk do ta ndalë misionin e grupit.

“Wikileaks është operative. Cdo zhvillim mbi Assange nuk i ndryshon planet për publikimin e dokumentave sot dhe në ditët e ardhshme”, ka deklaruar Kristinn Hrafnsson.

Ndërkohë, Jennifer Robinson, një nga avokatët e Assange, ka bërë të ditur se Daniel, i biri 20-vjecar i Julian, ka marrë kërcënime me vdekje. Avokati ka kërkuar që autoritetet australiane të hetojnë.

Julian Assange u arrestua sot nga policia londineze, në selinë e Scotland Yard, ku kishte shkuar për të negociuar dorëzimin e tij.

Top Channel