Strategjia mbrojtëse e SHBA-së

07/12/2010 12:50

Shtetet e Bashkuara dhe NATO ishin të gatshëm të mbronin edhe vendet balltike, anetare të Aleancës, kundër Rusisë.

Në dokumentet e Wikileaks, të publikuar nga “The Guardian” mesohet plani per ta shtrire strategjine ekzistuese përtej Polonisë, në mbrojtje të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë. Në janar të këtij viti-sic tregojnë kabllogramat- sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton firmosi një dokument ku u pranonte plani nga vendet aleate te NATO-s.

Shtate divizionet e NATO-s te përfshira do të ishin ato amerikane, britanike, gjermane dhe polake-shkruan “The Guardian” e cila i referohet edhe informacionit te publikuar në gazeten polake (Viborzha) “Wyborcza”. Dokumentet tregojne se planet ushtarake nuk duhet te diskutoheshin ne publik sepse kjo do të conte në shtimin e panevojshme te tensioneve mes NATO-s dhe Rusise. Ishte admirali amerikan Xhejms Stavridis, komandanti i aleances ne Europe qe propozoi te ashtuquajturin plan “Shqiponja Mbrojtese” ku te perfshihej Lituania, Letonia dhe Estonia.

Dokumenti i është bashkangjitur vendeve të Aleances dhe vendimi do te merrej permes nje procedure te fshehte. Nje dokument tjeter udhezonte ambasadat amerikane si te trajtohej plani i ri i NATO-s per vendet baltike, ku nenvizohej se projekti duhet te mbahej sekret. Sipas eksperteve vihej re nje lloj irritimi mes Varshaves dhe Uashingtonit mbi planet për të zhvendosjen e raketave patriot. Ky ishte cmimi i vendimit të Polonise per te mbeshtetur planin amerikan të mbrojtjes anti-rakete.

Por ne vend te tij, mori hedhes raketash dhe disa trupa amerikane. Analistet thone se publikimi i kabllogrameve te fundit bie ndesh me përpjekjet e Uashingtonit për të rivendosur marredheniet me Rusisë dhe përmirësimin e bashkëpunimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA