Shkodër, Berisha: Gati bypass

07/12/2010 15:35

Tani që reshjet po mungojnë në Shkodër dhe qeveria thote se ka nën kontroll sistemimin e mbi 12 mijë banorëve të evakuuar, problemi emergjent është furnizimi i cdo familjeje me ushqime. (UPDATE)

Ne nje takim me Shtabin e Emergjences ne Shkodër, kryeministri Berisha vecoi me rendesi te jashtezakonshme rrjetezimin ne qytet te furnizimit per cdo familje. Per te kete qellim bashkia e Shkodres ka kontratuar 35 varka, pervec atyre te ushtrise ne menyre qe banoret e izoluar ne qytet te shmangin pagesat per levizjet me varka. Por kryeministri kerkoi ndihmen e qytetareve te izoluar, qe te ndihmojne autoritetet nepermjet nje organizimi me te mire.

“Të ngrihemi në lartesinë e përgjegjësisë qytetare, përgjegjësia qytetare të detyron të mos mendosh vetëm për vete, pro edhe për tjetrin.  Sepse është lënduese nëse ushqimin e marrin vetëm apartamentet e kateve të para të dyta dhe ata që jane lart te mbeten pa asgje. Une u bej thirje banoreve te organizohen mbi baze pallati dhe vetem pallati dhe ne te furnizojme pa asnje lloj veshtiresie cdo familje me gjerat me te nevojshme”, tha Berisha.

Ne mbledhjen me Shtabin e Emergjences, kryeministri Berisha detajoi perpjekjet emergjente per kapercimin e situates, qe ai e cilesoi te rende, por theksoi se shkaku kryesor i permbytjeve eshte fatkeqesia natyrore. Duke thene kete kryeministri Berisha tha se eshte jo realiste qe qeveria e tij, brenda nje viti nga permbytja e shkuar te jepte zgjidhje afatmesme dhe afat gjata. Por zoti Berisha tha se disa projekte po vihen ne zbatim. Nje prej prej tyre eshte marrëveshja e pritshme me palen malazeze per thellimin e lumit Buna, por qe ne situaten emergjente do te kontraktohet vetem faza e pare e tij.

“Faza e pare nenkupton heqjen e pengesave me evidente dhe ato nuk jane te pakta. Sepse ajo kerkon jo vetem thellimin, por edhe kanalin ne det se thellimi behet i pavlere.  Keshtu qe sot perfundon besoj ujdia per fazen e pare te nderhyrjes ne Bune, faze qe do filloje menjehere. Faza e pare do te kontraktohet ne perputhje me ligjin e emergjences. Faza e dyte dhe e trete, me vone se  ato jane investime shume te medha”, tha Berisha.

Pervec rindertimit te argjinaturave, te cilat sic tha kreministri Berisha u nderprene tani per shkak te permbytjeve, ne buxhetin e ri eshte parashikuar nje rruge pergjate liqenit, me vlere 3.4 miliarde leke, e cila do te sherbeje si argjinature dhe ne formen e bypass-it, lidh Shkodren me Hanin e Hotit.

“Ndertimi bypass do te filloje dhe do te jete  nje nga veprat e para qe tenderohet me buxhetin e ri. Ne do bejme bypass dhe ai nis muajt e pare te vitit. Ka perfunduar projekti, do behet argjinature rruge, do jete si autostrade, eshte një gje shume e vecante”, tha Berisha.

Nga Shkodra, kryeministri nuk shmangu edhe nje replike politike me opoziten, e cila e akuzon se Shkodra u permbyt per shkak te keqqeverisjes.

“Kam ndjekur edhe spekulimet te atyre qe mendojne se mund te fitojnë kredibilitet politike duke vallëzuar mbi fatkeqesine. Valle mbi fatkeqesine nuk hedh dot kush kurre, sepse cdo komb i qyteteruar ka nje kod qe kete nuk e pranon. Ata te cilet perpiqen te krijojne kapital politik, u them me mire sesa te merreni me kete qe nuk u sherben absolutisht, perpiquni t’u jepni nje ndihme qytetareve ne nevoje”, tha Berisha.

Top Channel