SHBA, arrihet pakti mbi “epokën e Bush”

07/12/2010 12:00

Një marrëveshje bipartizane është arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjatur periudhën e shkurtimit të taksave, e miratuar nga administrata Bush dhe që do të skadonte së shpejti.

Lajmin e ka njoftuar vetë presidenti Barack Obama, i cili duke iu referuar përplasjeve të shumta politike për këtë cështje, tha se nuk do të lejonte që familjet amerikane të bëheshin një dëm anësor për shkak të saj.

Disa nga demokratët kanë deklaruar se marrëveshja, e cila duhet të votohet në Kongres, është shumë bujare për të pasurit.

Marrëveshja parashikon rinovimin e përfitimeve për të papunët. Por analistët e mediave ndërkombëtare thonë se ajo përbën një hap mbrapa për presidentin Obama.

Top Channel