Përmbytjet, Rama: Demi 260 mln euro

07/12/2010 15:50

Kreu socialist Edi Rama ka publikuar dëmet e përmbytjeve të fundit, të përllogaritura nga ekspertët e opozitës.

Gjate mbledhjes se grupit kuvendor socialist, ne nje fjalim te gjate politik Rama akuzoi qeverine dhe kryeministrin Sali Berisha se po perpiqen ta paraqesin situaten si nje fatkeqesi natyrore, kur ne fakt, sipas tij eshte rrjedhoje e paaftesise se saj.

“Argjinatura e Torovicës është prove për të kuptuar se permbytjet jane rezultat i deshmtimit të Berishes. Ishte e dhimbshme dhe qesharake te shihje se fati i asaj argjinature ishte ne doren e Nikolle Lesit. Nese ai nuk do te kishte qendruar atje dite nate dhe nese nuk do te kishte hedhur gure e dhe me mjete rrethanore, rreziku mund te mos ishte perballuar”, tha Rama.

Kreu i PS-së u shpreh se kjo paaftesi po i kushton qytetareve te Shkodres dhe arkes se shtetit 260 milione euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA