Londër, Assange mbërrin në gjykatë

07/12/2010 14:30

Julian Assange ka mbërritur në gjykatë për të dalë para trupit gjykues në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij nga autoritetet suedeze.

Themeluesi i Wikileaks, faqja e internetit më e përfolur e ditëve të fundit, akuzohet për dhunë dhe ngacmime seksuale.

Assange u arrestua sot nga policia londineze, në selinë e Scotland Yard, ku kishte shkuar për të negociuar dorëzimin e tij.

Por, sipas së përditshmes britanike “The Guardian”, para dorëzimit Assange ka regjistruar një video të cilën organizata e tij do ta transmetojë më vonë gjatë ditës.

Në momentin e mbërritjes në gjykatë, Assange shoqërohej nga forca të shumta policie, ndërkohë që prania e mediave ishte shumë e madhe.

Top Channel