KESH, të dhëna për gjendjen në hidrocentrale

07/12/2010 10:00

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare jep informacione për situatën e fundit hidrike nëpër hidrocentrale.

Sipas të dhënave të fundit niveli i Fierzës është në nivelin 291.22 m, prurjet janë 750m3 në sekondë dhe shkarkimet 1065 m3 në sekondë.

Ndërkohë niveli i Komanit është 170.12 metra, prurjet janë 1321 m3 në sekondë dhe shkarkimet 1389 m3 në sekondë. Po ashtu të dhëna jepen edhe për nivelin e ujit në Vaun e Dejës që sot është 74.11 metra, prurjet 1586 m3 në sekondë dhe shkarkimet 900 m3 në sekondë.

Top Channel