Irlandë, gati buxheti më i fortë në histori
07/12/2010 10:10
Republika Irlandeze po bëhet gati të publikojë më shumë detaje rreth buxhetit të saj të ashpër anti-krizë.
Ministri i Financave, Brian Lenihan po planifikon ta nisë atë me 6 miliardë euro kursim nga shkurtimi i shpenzimeve, në kuadër të buxhetit më të fortë të historisë së vendit.
Ky veprim është pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar 85 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Por pozita e dobët e partisë në pushtet Fianna Fail mund të bëjë që votimi në Parlament të dështojë.
Nëse buxheti miratohet nga Parlamenti, atëherë ai do të sjellë marrjen e pjesës së parë të ndihmës nga BE dhe FMN.
Top Channel