Irani, palët dakord për bisedime të reja

07/12/2010 13:05

Irani dhe fuqitë botërore kanë rënë dakord që të takohen sërish pas bisedimeve 2-ditorë në Gjenevë, ku është diskutuar për programin bërthamor të Teheranit.

Bisedimet e reja do të zhvillohen në Stamboll, në fund të janarit.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, baronesha Catherine Ashton i vlerësoi bisedimet në Gjenevë si “thelbësore”, por theksoi se Irani duhet t’u bindet detyrimeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka kërkuar sërish heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj vendit të tij.

Në bisedimet në Zvicër merrnin pjesë negociatori iranian Saeed Jalili, baronesha Ashton dhe zyrtarë nga 5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermaninë.

Top Channel