Haiti, raporti: Kolera nga kampi i OKB-së

07/12/2010 17:25

Epidemia e kolerës që ka vrarë më shumë se 1.600 persona në Haiti ka filluar nga kampi nepalez i kaskave blu, i misionit të OKB-së, në qendër të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur një raport që i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme franceze.

Disa ditë më parë edhe specialistë francezë kishin deklaruar se epidemia e kolerës nuk kishte ardhur nga tërmeti, pasi bakteri nuk kishte origjinë lokale, por është sjellë nga jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA