ERE: Cmimi i energjisë, i pandryshueshëm

07/12/2010 13:40

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të mos e rrisë cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë.

Pas një mbledhjeje për shqyrtimin e propozimit të kompanisë CEZ për rritjen e cmimit, ERE ka vendosur se cmimi do të mbetet i pandryshuar.

Ndërkohë, KESH uli cmimin e shitjes së energjisë për CEZ për shkak të performancës së mirë financiare.

Gjatë kohës që është zhvilluar mbledhja, përfaqësues të sindikatave të pavarura kanë manifestuar duke kundërshtuar propozimin për rritjen e cmimit të energjisë elektrike.

Top Channel