Energjia, sindikatat kundër rritjes së cmimit
07/12/2010 10:45
Enti Rregullator i Energjisë nis mbledhjen për shqyrtimin e propozimit të kompanisë CEZ për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Jashtë ndërtesës ku po zhvillohet mbledhja, grupimi i sindikatave të pavarura po proteston kundër rritjes së cmimit të energjisë.
Kreu i sindikatës së Minatorëve Fiqiri Xibri deklaroi se konsumatorët nuk duhet të pajtohen me këtë rritje dhe kërkoi reagim të popullatës nëse propozimi miratohet.
“Qeveria është përgjegjëse për rritjen e energjisë dhe ajo duhet të zgjidhë këtë problem”, tha Xibri.
Top Channel