Droga, pranga 5 shqiptarëve në Xhenova

07/12/2010 12:00

Policia italiane në qytetin e Xhenovës ka arrestuar 5 trafikantë shqiptarë droge, të cilët përdornin gra shtatëzëna si korriere.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave hetimi ndaj këtij rrjeti trafikantësh ka nisur në vitin 2008.

Që prej atëherë, saktësojnë burimet, janë arrestuar 30 persona në flagrancë, ndërsa 21 të tjerëve u është komunikuar akuza në burg.

Gjatë operacionit agjentët e policisë kanë skuestruar 6 kilogramë kokainë të pastër, 20 mijë euro para të thata dhe 17 dokumente të falsifikuara.

Top Channel