Cmimi i energjise nuk ndryshon

07/12/2010 16:45

Enti Rregullator vendosi të mos e rrisë cmimin e energjisë elektrike për konsumatorët.Kryetari i ERE-s, Bujar Nepravishta njoftoi si per familjarët, buxhetorët apo dhe bizneset cmimet e energjise elektrike edhe gjate vitit te ardhshem do të jene njesoj me ato te ketij viti. (UPDATE)

”Cmimet e energjise 2011 do te jene te njejta me cmimet e energjise te vitit 2010, bile me nje ulje te tarifes te energjise ne oret e pikut nga rreth 30 perqind, ne 5 perqind. ERE mori ne konsiderate te mos heqe blloqet deri ne 300 kw /ore me 7.7 dhe mbi 300 te lere ne fuqi 13.5 leke”, u shpreh Nepravishta.

Konsumatori u mbrojt nga rritja e cmimit te energjise elektrike  sepse ERE vendosi te ule cmimin me te cilin KESH shet energji per CEZ-in. Sipas Entit, KESH  kompania publike, e cila aktualisht ia shet energjinë CEZ-it me 2.03 lekë për kilovat orë, vitin tjetër do e shesë atë me vetëm 1.48 lekë.

Vendimin  e ERE e favorizon situata aktuale hidrike. Të dhënat zyrtare tregojnë se për këtë vit prodhimi vendas i energjisë pritet të arrijë rekordin historik të pashënuar ndonjëherë më parë, prej 7.3 miliardë kilovat orë, nga të cilat 2.8 miliardë janë shitur jashtë si eksporte. KESH pritet te arketoje ne në total nga eksportet për këtë vit mbi 120 milionë euro.

Nga vendimi i fundit te Entit Rregullator, edhe pse cmimi i energjise per konsumatoret nuk u rrit serish, i humbur mbetet publiku, pasi te ardhurat ne buxhetin e perbashkët nga KESH do te jene me te uletat, nderkohe qe, CEZ arrin te siguroje serish nje fitim te paracaktuar edhe pse nuk iu miratua kerkesa per rritjen e cmimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA