Clinton: Koreja e Veriut të ndryshojë sjellje
07/12/2010 10:40
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka përsëritur kërkesën e SHBA që Koreja e Veriut të ndalë sjelljet provokuese.
Clinton ka deklaruar se ky veprim është një parakusht për rinisjen e bisedimeve për programin bërthamor të Penianit, që u ndërprenë në prill të vitti 2009.
Deklaratën e saj, shefja e diplomacisë amerikane e bëri pas një takimi me homologun e saj koreano-jugor dhe atë japonez në Uashington.
Ajo vjen rreth dy javë pas sulmit që Koreja e Veriut i bëri ishullit të Jugut për shkak të manovrave ushtarake të Seulit.
“Ky takim trepalësh riafrimon hapat që duhet të ndërmarrë Koreja e Veriut në mënyrë që bisedimet 6-palëshe të sjellin rezultate”, ka deklaruar Clinton.
Top Channel