“Dhuna vret, mos hesht”

07/12/2010 17:20

Dhuna është krim. Ajo vret nëse ti hesht. Thuaj ndal dhunës në familje. Ky ka qene dhe mesazhi qe i eshte shperndare gazetareve te rinj qe studiojne ne Departamentin e Gazetarise ne fakultetin e Histori – Filologjise ne nje takim zhvilluar nga Linja e Keshillimit per Gra dhe Vajza dhe Ministria e Punes.

“Ndryshimi nis nga ne. Duhet të jemi më të kujdesshëm kur shkruajmë për dhunën, duhet të jemi më të ndjeshëm, sepse po mbulojmë një jetë njeriu”, tha Iris Luarasi, nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.

Ambasadori i UNICEF, Detlef Palm vleresoi rolin e medias dhe reportereve per t’i thene stop fenomenit te dhunes  ne familje. Ndersa zëvendësambasadorja amerikane Deborah Jones citoi fjalet e presidentit Obama ne lidhje me dhunen.

“Ai ka thene: le te mos e trajtojme si nje ceshtje qe ka te beje me gruan. Kur nje grua sulmohet ne baze te perkatesise se saj gjinore,kjo eshte nje ceshtje e te drejtave te njeriut dhe persa kohe kjo do te vazhdoje, ndergjegjja e kombit tone  nuk do te jete e qete. Kjo ceshtje eshte sigurisht edhe pjese e politikes se jashtme te SHBA dhe sekretarja e Shtetit Clinton e ka specifikuar si nje ceshtje qe duhet trajtuar ne mbare bote”, tha Jones.

Gjate keti takimi u ndane per studentet e deges Gazetari cmimet e konkursit per esene me te mire me titull ‘Dhuna eshte krim, ajo vret nese ti hesht, ndaj thuaj ndal dhunes ne familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA